Ramiz Kelmendi ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk është fajtore për faktin se Aleanca Kosova e Re (AKR) u bashkua me koalicionin PAN.

I ftuar në televizionin Rrokum Roll, anëtari i LDK-së dhe deputeti  i LDK-së ka thënë se bashkimi AKR-së me PAN-in është më shumë ambicie e Pacollit për t’u futur në pushtet.

Sipas Kelmendit, me kete qeveri, çdo vendim i cili do të merret do të varet nga Lista Serbe, e cila sipas tij merr direktiva nga Beogradi.

Sipas tij, Pacolli sonte mund ta ketë natën e nuses, por ai nuk duhet të harrojë që Ramush Haradinaj nuk si është Hashim Thaçi!