Duket se Katy Perry dhe Orlando Bloom janë rikthyer seriozisht tek njëri-tjetri.

Këngëtarja 32-vjeçare dhe aktori 40-vjeçar janë parë gjatë fundjavës në një hotel luksoz në Santa Barbara, Kaliforni, shkruan People, transmeton Klan Kosova.

Katy dhe Orlandu u ndanë në fillim të këtij viti, por kohëve të fundit nuk i janë ndarë njëri-tjetrit, ata u panë edhe në një koncert të Ed Sheeran javën e kaluar.

Ende nuk ka asgjë zyrtare, nëse këngëtarja dhe aktori janë sërish në një lidhje