Kastriot Rexhepi, anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA që ishte kandidat për komunën e Çairit përmes një postimi ka shprehur qëndrimin e tij pas caktimit të deputetit Zekirija Ibrahimi për kandidat të kësaj partie.
“Pas shumë debateve konstruktive për të arritur në përzgjedhjen më të mirë të kandidatit për kryetar për Komunën e Çairit, sot përfundimisht rrumbullaksuam këtë proces duke nominuar unanimisht nënkryetarin e partisë Zeqirja Ibrahimi për të garuar për postin e Kryetarit të Komunës Çair. Me këtë veprim u dëshmua se askush në Lëvizjen Besa nuk i vendos ambiciet dhe dëshirat personale përpara interesit të atyre 60 000 votuesve por edhe të shqiptarëve në përgjithësi. Njëheri, falenderoj gjithë përkrahësit e mij qofshin ata brenda në parti por edhe ata që nuk janë me ngjyrime partiake për përkrahjen që më kanë dhënë gjatë gjithë këtij procesi.”, ka shkruar Rexhepi.
Sipas tij, fitorja e komunës të Çairit dhe shumë komunave të tjera shqiptare në Maqedoni do jetë fitore e idesë që ka krijuar Lëvizja Besa.