Me kandidimin e Zekirja Ibrahimit për komunën e Çairit në selinë e BDI-së në Çair ka nisur festa e madhe. Siç mëson portali TetovaSot, simpatizuesit e BDI-së po festojnë fitoren që nga dita e sotme  pasi sipas tyre Çairi e njeh mirë Zekën dhe bashkëpunimet e tij me VMRO-në.

“Ne po festojmë, sapo morëm lajmin se Zeka do të jetë kandidat i BESËS për Çairin. Po festojmë fitoren sepse Çairi e njeh mirë Zekën, e njeh mirë dhe populli nuk e harron tradhtinë e tij që ju bëri deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë. Ai e këndoi himnin dhe iku më pas u përgjakën kolegët e tij” thotë njëri nga simpatizuesit e BDI-së dega në Çair.

“..populli kërkon siguri, punë, ndershmëri dhe mbrojtje të vlerave kombëtare, çka do të paraqes Zeka si e mbrojti himnin kombëtarë, duke ikur?” shprehet mes tjerash simpatizuesi i lumtur i BDI-së në Çair.

Ndryshe me 15 tetor Zeqirja Ibrahimi i BESËS do të përballet me Visar Ganiun e BDI-së dhe kandidatin e ASH-së dhe PDSH-së, partitë maqedonase nuk do të nxjerrin kandidat për Çair.

Siç përflitet në komunën e Çairit VMRO do të përkrah BESË-n, ndërsa LSDM BDI-në./TetovaSot/