Blerja e verës e Milanit, Hakan Calhanoglu, ka thënë se preferon të luajë prapa një sulmuesi të vetëm ose anësor, pavarësisht se Montella e ka aktivizuar si mesfushor.
Që nga ardhja te Milani, Calhanoglu, ka luajtur në shumicën e ndeshjeve në mesfushë së bashku me dy lojtarë të tjerë, ndryshe nga pozicioni që luante te Bayer Leverkusen.
Numri 10 i Milanit për “Gazzetta dello Sport” i ka dërguar një mesazh Vincenzo Montellës se ai nuk është pozicioni i tij dhe se do të preferonte të luajë në krah ose prapa sulmuesve.
“Nuk është e lehtë t’i mbaj mend të gjitha informatat që mi kanë dhënë”, tha fillimisht ai pas humbjes 4-1 nga Lazio.
“Është e qartë se unë kam probleme me gjuhën. Nuk kam përkthyes, por shokët e mi më ndihmojnë kohë pas kohe”, shtoi Calhanoglu.
“Ku preferoj të luaj? Prapa sulmuesit ose në krah në sulm. Çfarë na ka thënë Montella? Të jemi pozitiv”, shtoi mes tjerash Calhanoglu.