Kryetari i Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli ka mohuar se ka kushtëzime nga Lista Srpska. Ai thotë se nuk i nënshtrohen askujt dhe shton se me deputetët serbë është vetëm një bashkëpunim politik.

Ai në një konferencë të përbashkët më Ramush Haradinajn ka thënë se do të punojnë për interesin e vendit.

“Ne jemi për një Kosovë perëndimore dhe nuk i bindemi e nuk i nënshtrohemi asnjë liste apo qëndrimi politik. Po flasim për një bashkëpunim politik që nuk ka kushtëzime. Ne bashkërisht do të punojmkë për interesin tonë”, ka thënë Veseli.