Kreu i PDK-së, njëherësh edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka ofruar poste ministrore pronarit të Gazetës Express, Berat Buzhalës por ky i fundit nuk ka pranuar të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.

Këtë informacion e ka siguruar Gazeta InfoPress nga burimet e saja të sigurta.

Sipas burimeve tona, në këtë drejtim rol të madh ka luajtur edhe lidhja e fuqishme që e ka Berat Buzhala me kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.

Mësohet se Kadri Veseli ka dashur ta ketë brenda ombrellës njëri prej protagonistëve te mediave në Kosovë në kohën kur dihet që ky i fundit nuk i ka punët në vijë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.