Buffon, De Sciglio, Benatia, Pjanic, Higuain, Dybala, Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Pinsoglio, Asamoah, Szczesny, Rugani, Sturaro, Bentancur, Bernardeschi, Merio, Caligara kjo është skuadra e Juves për ndeshjen e nesërme kundër Barcelonës.
Juventusi ka lënë jashtë skuadrës Giorgio Chiellinin dhe Mario Mandzukicin për ndeshjen me Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Edhe pse dyshja kanë stërvitur të hënën me skuadrën, ueb faqja e klubit e ka publikuar listën e skuadrës ku shihet mungesa.
Chiellini ka nevojë ende për tu rikuperuar, ndërsa sulmuesi pësoi një dëmtim ndaj Chievos dhe shkaku i ngarkesave të shumta ai duhet të pushojë. Alex Sandro është kthyer në skuadër pasi një gripi që kishte.
Juan Cuadrado është i suspenduar, ndërsa Benedikt Hoëedes, është duke e ndjekur një plan trajnimi me Claudio Marchision dhe Sami Khedira, që po ashtu janë të dëmtuar