Juventus ka shënuar edhe fitoren e tretë në tre ndeshjet e para të Serie A, duke mposhtur Chievon me rezultat 3:0

Kampioni i Italisë, Juventus ka shënuar fitore të pastër prej 3:0 ndaj Chievos, në javën e tretë të Serie A.

Golat për Juventusin në këtë takim i shënuan Përparim Hetemaj (autogol), Higuain dhe Dybala.

Pas kësaj fitoreje Juventus mban pozitën e parë më 9 pikë nga tre takime sa janë zhvilluar. /Express/