Te Juventusi kanë filluar që tani të projektohen goditjet për merkaton verës 2018. Motivi është i thjeshtë, skuadrat duhet të nxitojnë pasi në xhiro janë të shumtë lojtarët europianë që nuk kanë rinovuar kontratat repsktive, të cilat skadojnë pikërisht verën e ardhshme.

Në këtë rast parashikimi është fare i thjeshtë, pasi nëse lojtarë të tillë nuk do të zgjasin kontratat atëherë ata do të jenë pre e lehtë për transferime.

Me këtë situatë të shumta janë klubet që në muajin janar do të mendojnë për ti shitur, nëse nuk duan që ti humbasin ata në korrik me kosto zero.

Kështu, Juventusi po mendon për një emër konkret, atë të Emre Can, të cilin e ndoqën përgjatë gjithë verës. Objektiv që nuk u arrit dot prej bardhezinjve, pasi Liverpooli rezistoi pavarësisht kontratës së 23-vjeçarit që është drejt skadimit.

Mesfushori gjerman ka vlerësimin maksimal të trajnerit Allegri, të cilin e karakterzion si një lojtar solid dhe që në sezonin e fundit është maturuar shumë duke u bërë pjesë edhe e kombëtares gjermane, por edhe një prej më të mirëve te Liverpooli.

Juventusi projekton me fanellën bardhezi një tjetër mesfushor gjerman. Bëhet fjalë për Leon Goretzka të Shalke 04. Për të interesohen dhe Bayern e Chelsea, ndaj gjatë kësaj vere Schalke i ofroi Goretzkas një pagë mbreti prej plot 7 milionë eurosh në sezon, një sforco vërtet e madhe për klubin nga Gelsenkirchen, por dhe këtu firma mungoi.

Në fund Juventusi do të dëshironte shumë që në mbyllje të karrierës së tij Iniesta të jepte një kontribut si për personalitetin edhe për klasin që përfaqëson tek ky ekip.

Pra, nga Emre Can te Goretzka, deri tek Iniesta, merkato e Juventusit për vitin 2018 duket se ka filluar të lëvizë.