Juventus ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e portierit italian, Gianluigi Buffon

Pavarësisht se Juventus ka transferuar portierin e Arsenalit, Wojciech Szczesny, ai nuk shihet si zëvendësues i Gianluigi Buffon, kur ky i fundit të pensionohet në vitin 2018.

Sipas Tuttosport, zgjedhja e drejtuesve të Juventusit është portieri fantastik i Atletico Madridit, Jan Oblak.

Portieri slloven ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2021, por ka thënë se në vitin 2018 mund të largohet nga Spanja.