Jose Mourinho, trajneri i Manchester Unitedit, mendon se shkurtimi i afatit kalimtar të verës mund të jetë i rrezikshëm për klubet e Anglisë

Zinedine Zidane dhe Carlo Ancelotti kanë mbështetur vendimin e Premierligës për të mbyllur afatin kalimtar të verës para nisjes së sezonit.

Por, i të njëjtit mendim nuk është edhe menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, përcjell Express.

“Mendimet e mia janë nga pikëpamja e trajnerit. Natyrisht që mbyllja e afatit kalimtar para nisejs së sezonit është i mirë, pasi unë mund ta kemi ekipin e kompletuar për fazën përgatitore, dhe se nuk kam nevojë të pres ndonjë lojtar”, ka deklaruar Mou.

“Por, vendimi për ta shkurruar afatin kalimtar mund të jetë i rrezikshëm për klubet angleze. Ndonjë klub tjetër mund të blejë lojtarë në Premierligë, derisa klubet e Anglisë nuk do të kenë mundësi që të gjejnë një zëvendësueses”, ka theksuar ai.

Shumica e klubet e Premierligës janë pajtuar që afati kalimtar të mbyllet para nisje së sezonit të ri. Kurse, përveç Manchester Unitedit kundër këtij vendimi kanë votuar edhe Manchester City, Swansea City, Watford dhe Crystal Palace, derisa Burnley abstenoi.