Gjermania ka shënuar fitore në kuadër të kualifikimeve të botërorit “Rusia 2018”.

Gjermanët triumfuan si mysafirë të Çekisë me rezultat 2-1, në saje të një goli në minutat e fundit.

“Pancerët” gjatë gjithë ndeshjes ishin më të mirë në fushë ndërsa vendasit sulmonin përmes kundër-zbritjeve.

Timo Werner solli në epërsi gjermanët në minutën e katërt ndërsa rezultatin e barazoi Vladimir Darida, 12 minuta para përfundimit të takimit.

Kur të gjithë pritnin që ndeshja të përfundonte e barabartë, dy minuta para përfundimit të takimit Matts Hummels realizoi golin e dytë për gjermanët.

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi në dobi të gjermanëve me rezultat 2-1.

Pas kësaj, Gjermania udhëheq Grupin C me 21 pikë ndërsa çekët kanë nëntë.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera.Image