Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së bota më shumë kanë diskutuar për Iranin dhe Korenë e Veriut, ndërsa udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor nuk ishin saktësisht në radarin e ngjarjeve në Nju Jork, me përjashtim të kryeministrit Zoran Zaev tha Vuk Jeremic, diplomati serb dhe ish-president i Kuvendit të Përgjithshëm i OKB, transmeton TetovaSot.

Kryeministri maqedonas Zaev ishte, thënë me kusht, një lloj ylli. Kishte një atmosferë të mirë dhe interes të madh për Maqedoninë dhe për zgjidhjen e problemeve që ka me Greqinë, si dhe hapjen e perspektivave për Maqedoninë dhe për rajonin “, tha Jeremiç i paraqitur drejtpërdrejtë nga New York-u për televizionin H1.

Delegacioni i Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat Nikolla Dimitrov dhe Edmond Ademi përfundon qëndrimin e 72 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./TetovaSot/