Disa njerëz i shohin thinjat si një rit të kalimit në gjenerata, kurse të tjerët kërkojnë të shmangin procesin e thinjes më çdo kusht.

Por ngjyra e flokëve e të gjithëve ndryshon përfundimisht dhe gjetja e fijes së parë të thinjur mund të jetë një tronditje, e sidomos nëse kjo ndodhë gjatë periudhës sa ju jeni i ri.

Duke lënë anash pamjen, të gjithë duam të dijmë domethënien e të thinjurit për shëndetin tonë dhe pse kjo ndodhë te disa persona më herët e te disa më vonë.

Është e zakonshme që shumica e njerëzve të gjejnë flokët e thinjura në të 30-tat e tutje, dhe çdo dekadë pastaj shtohet për 20-30% mundësia që floktët të thinjen edhe më tepër.

Flokët ndryshojnë ngjyrën kur ndërprehet prodhimi i pigmentit të melaninës, i cili ndodhë me procesin e plakjes.

Natyrisht, gjenet tuaja luajnë një rol të madh te thinjat. Nëse nëna ose babai juaj janë bërë një “dhelpër argjendi” më herët, bëhuni gati të ju ndodhë njëjtë, përcjell Sovrani.info

Por a mund të bëhet diçka pos shkuarjes në sallon për t’i ngjyrosur dhe mbuluar thinjat?

Stërvitjet adekuate dhe zvogëlimi i kalorive mund të ndalojnë procesin e thirjes së flokëve.
Sigurohuni që nuk keni mungesë të vitaminës B12 dhe mos pini duhan, pasi që të dyja mund të rrisin gjasat për të shkuar herët në gri.

Nëse ju gjeni një fije floku gri, mos e hiqni atë. Heqja e saj nuk do të shkaktonte më shumë shfaqje, por flokët që rriten përsëri do të jenë gri.