Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski kallëzimi i ngritur penal kundër tij për keqpërdorim të pozitës zyrtare e vlerëson si gjueti politike për diskreditimin tim personal.

“Kallëzimi i ngritur penal nga SPB Prilep veçmë një herë ishte ngritur deri te Prokuroria Publike dhe ajo u hodh nga prokuroria kompetente. Kallëzimi penal sërish ngrihet me qëllim të diskreditimit tim personal dhe të tërhiqet vëmendja e opinionit për mosrealizimin të asnjë projekti në komunën e Prilepit nga ana e Qeverisë së Zoran Zaevit”, thekson Janakieski.

Ai sqaroi se shitja e këtyre dy banesave, si dhe banesat e tjera në pronësi shtetërore është kryer në pajtim me ligjet ekzistuese dhe akteve nënligjore.