Çifti më i famshëm i showbiz-it shqiptar do të ngjiten nesër në altar, për t’i premtuar dashuri të përjetshme njëri-tjetrit.
Ceremonia do të zhvillohet në Gjirin e Lalzit në Durrës, ku pritet të marrin pjesë shumë dasmorë VIP të ftuar. Por nëse jeni kureshtarë të shihni vendin se ku do organizohet dasma Story.al ju sjell këto foto, ku shihet pamja e tendës 2000 m2 që po ndërtohet në breg të detit.