Policia në Ozone Park, New York ka arrestuar një person për shkak të një sulmi që ndodhi në mes të gushtit.

Autoritetet thonë se 36-vjeçari, Devon Young, është përgjegjës për një sulm ndaj një gruaje 55-vjeçare, të cilën e përplasi në tokë dhe i vodhi çantën.

Videoja e mëposhtme ka ndihmuar policinë për arrestimin e tij.