Cristiano Ronaldo ka humbur katër ndeshjet e para të La Ligas, shkaku i dënimit me pesë ndeshje, pas shtyrjes që i kishte bërë gjyqtarit në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Ylli i Real Madridit, Critiano Ronaldo ka luajtur vetëm tri ndeshje nga tetë të mundshme për Real Madridin këtë sezon.

Në sezonet e kaluar Ronaldo në tetë ndeshjet e para kishte shënuar të paktën 7 gola.

Këtë sezon ai në tri ndeshje ka shënuar tri gola, çka do të thotë se shkaku i dënimit Ronaldo ka katër gola më pak se vitet e kaluara.

Por, statistikat e tij Ronaldo mund t’i përmirësojë këtë të mërkurë, kur skuadra e tij do të takohet me Betisin në kuadër të La Ligas.