Përfaqësimi i Shqipërisë në sesionin e përvitshëm të OKB-së, është kthyer në një mollë sherri të zakonshme. Kryeministri apo Presidenti duhet të udhëheqë delegacionin e Shqipërisë në platenë e liderëve botëror, kjo është e lagu se lagu e përvitshme që edhe këtë vit pritet të mos i shpëtojë debatit në Shqipëri.
Aq më tepër kur për ta pretenduar biletën për në Nju Jork janë dy koka të nxehta. Po flasim për Ilir Metën, Presidentit Republikës, dhe Edi Ramën Kryeministrin e Shqipërisë. Duket se në momentin e fundit zyra e shtypit e kryeministrit ka vendosur të luajë blofin dhe ka shpërndarë lajmin se do të jetë pikërisht Edi Rama ai që do të udhëtojë në 12 Shtator për të qenë i pranishëm në Pallatin e Xhamtë të OKB-së në Nju Jork.
Sipas Lapsi.al tre ditë pas seancës konstituive të parlamentit të ri, kryeministri Edi Rama do të jetë më 12 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku qëllimi i vizitës është sesioni i radhës së punimeve të OKB-së. Kësaj here Shqipëria do të përfaqësohet me Kryeministrin, ndërsa një vit më parë stafeta i përkiste Presidentit të vendit. Për momentin nuk ka detaje të tjera rreth kësaj vizite apo takimeve të mundshme që Rama do të zhvillojë.
Mbetet për t’u parë gjithashtu nëse Kryeministri do të jetë i veshur me atlete sic e kemi parë shpesh kohët e fundit nëpër takime ndërkombëtare, apo të respektojë protokollin.