Projekti i Venturës në kombëtaren italiane mori një goditje të rëndë me humbjen 3-0 ndaj Spanjës në “Santiago Bernabeu”, por presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, është i bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur me 69-vjeçarin, duke qenë i sigurtë se të kaltrit nuk do të mungojnë në finalet e Botërorit.

Projekti Tavecchio ka nisur më herët, puna jonë është shumë e rëndësishme. Para humbjes në Madrid të gjithë ishin të kënaqur. I kam shprehur besimin tim trajnerit Ventura. Nëse nuk kualifikohemi në Botëror, do të jetë apokalips për futbollin tonë, por unë jam i sigurtë së do të jemi atje. Në rast të kundërt, të shohim se cfarë do të ndodhë”.