Një vendbanim i madh romak, 1,700 vite i lashtë,  është zbuluar në brigjet e Tunizisë pas disa vitesh eksplorimesh arkeologjike në kërkim të qytetit të lashtë të Neapolisit.

Neapolis besohet të jetë zhytur pas një cunami në shekullin e katërt pas Krishtit, i cili shkatërroi shumicën e tij, raporton “The Independent” .

Fatkeqësia natyrore gjithashtu dëmtoi rëndë Aleksandrinë në Egjiptin modern dhe ishullin grek të Kretës.

Megjithatë për qytetin dihet shumë pak, sepse qytetarët e Neapolit u bashkuan me Carthage(nje koloni e madhe afrikane)  në vend të Romës gjatë Luftës së Pestë Punike, e cila shkatërroi përfundimisht qytetërimin rival dhe vuri territoret e saj nën kontrollin romak.

Me aq referenca sa ka për Neapolis në letërsinë romake, mendohet se qyteti është ndëshkuar për besnikëritë e tij, shkruan syri.net. Një mision arkeologjik i përbashkët tuniziano-italian ka kërkuar vazhdimisht për gjurmë të Neapolis që nga viti 2010.

Puna e tyre më në fund u shpërblye pas kushteve të mira atmosferike këtë verë.

Ata zbuluan më shumë se 20 hektarë vend për herë të parë në shekuj dhe gjetën qindra sende të lashta.