Ndeshjet që luajnë skuadrat kombëtare gjithnjë kanë sjellë polemika me klubet. Shkak bëhet lodhja e lojtarëve dhe aq më tepër dëmtimet,
Rasti i fundit është ai i Andrea Contit, i cili ka pësuar një dëmtim në gju, por që në fakt nuk është edhe aq serioz.
Mbrojtësi i Milanit u dëmtua në ndeshjen e djeshme të Italisë të zhvilluar kundër Izraelit, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.
Dëmtimi i ish-lojtarit të Atalantës nuk është dhe aq i rëndë, megjithatë ai do të mungojë në ndeshjen e fundjavës që kuqezinjtë do të luajnë në kampionat ndaj Lazios.