Përbërja e re parlamentare të enjten ka konstituuar Komitetin për Marrëdhënie Ndëretnike të cilin do ta kryesojë deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili, informon gazeta KOHA. Nga radhët e deputetëve shqiptar, përveç Rexhail Ismalit anëtarë do të jenë edhe Xhevat Ademi, Artan Grubi, Shpresa Hadri (BDI) Zijadin Sela(ASH), Fadil Zendeli dhe Zeqirja Ibrahimi(BESA).

Nga radhët partive maqedonase, anëtar do të jenë: Petar Atanasov, Nikica Korubin, Kosta Janevski, Sllavica Shumanska-Miteva(LSDM), Antonio Milloshovski, Dafina Stojanovska, Goran Manojlovski (VMRO). Nga radhët e minoriteteve tjera, Ivan Stoilkoviq-serb në koalicion me VMRO-në, Zeqir Ramçilloviq-boshnjak në koalicion me VMRO-në, Jusuf Hasani-turk në koalicion me VMRO-në, Kurto Dudush-rom në koalicion me LSDM-në dhe Sashko Kostiv-vlleh në koalicion me LSDM-në.