Një komandant i lartë i forcave vullnetare popullore të Irakut “Hashd Sha’bi” deklaroi se grupi terrorist ISIS ka zbrazur të gjitha burgjet e tij dhe ka filluar të tërhiqet nga qyteti Huvejxha në jugperëndim të Kirkukut.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Xhabar Al-Amuri, komandanti i lartë i forcave vullnetare Hashd Sha’bi të Irakut, të mërkurën në mbrëmje deklaroi: “Terroristët e ISIS janë larguar nga qendrat e tyre në Huvejxha dhe mbi 100 të burgosur që i mbanin në burgjet e këtij qyteti, i kanë transferuar nga ky rajon në drejtim të panjohur”.