Grupi terrorist ISIS ka ekzekutuar me prerje të kokës njërin prej krerëve të këtij grupi, i cili synonte t’u dorëzohej forcave Pishmarg të kurdëve.

Kanali televiziv Al-Sumerija News njoftoi se një burim lokal në qytetin Al-Huvejxha në provincën Kirkuk në veri të Irakut, ka thënë se pjesëtarët e grupit terrorist ISIS të hënën kanë ekzekutuar Ibrahim Al-Aziz, njërin prej krerëve të këtij grupi terrorist në fshatin Al-Khan gjatë kohës kur ai mundohej t’u dorëzohej forcave Pishmarg në Kirkuk.

Sipas këtij burimi, shumica e krerëve të ISIS, si Mahmud Khamis Al-Fadlavi, shefi i policisë së ISIS dhe Muhamed Ejdan Al-Isavi, shefi i financave të këtij grupi terrorist në Huvejxha, u janë dorëzuar forcave Pishmarg në Kirkukut.

Pas çlirimit të qytetit strategjik Tel Afar në perëndim të provincës Ninva në veri të Irakut nga pushtimi i grupit terrorist ISIS, forcat irakiane po përgatiten për fillimin e operacioneve për çlirimin e qytetit Al-Huvejxha në jug të provincës Kirkuk.