Ish-trajneri Leonardo pranon se nuk e priste Interin të ishte aq mirë, por tani mendon se do të luftojnë për titullin e Serie A. Tre fitore nga tre ndeshjet e para kanë shtyrë Interin në krye të renditjes së Serie A, bashkë me Juventus dhe Napoli, dhe Leonardo është impresionuar nga ish-klubi i tij, megjithëse nuk ka kampionë të mëdhenj në skuadër.

Nuk kanë kampionë të mëdhenj në skuadër, por janë të fortë, me lojtarë fizikë, të cilët bëjnë atë që i kërkon Spalletti. Mendoj se do të luftojnë për titullin kampion. Perisic është lojtari më i rëndësishëm i Interit, i cili bën diferencën. Për mendimin tim ai është një numër 10, i cili luan në krah. Ai ka një shpejtësi të çmendur. Icardi shënon golat, por Perisic është një lojtar i jashtëzakonshëm”, deklaroi braziliani Leonardo për “Sky Sports Italia”.