Lista e të dashurave të reperit Getoar Selimi është e gjatë. Ai ka qenë në lidhje me femra të ndryshme, kryesisht të njohura e të pashme.
Më publike ka qenë lidhja me Hana Shehun, Florenta Islamin, por edhe me prezantuesen e njohur Liberta Spahiu. Kjo e fundit edhe pas ndarjes ka vazhduar ta mbështes mediatikisht liderin e “Babastars”, të flasë në emisionin e saj për të, sukseset në muzikë, e madje edhe jetën e tij private.
Liberta nuk do të jetë në dasmën e Getit me Marinen, që tashmë ka nisur, por koleget e saj po, të cilët me gjasë do ta “furnizojnë” emisionin e saj me lajme.
Në një farë forme, edhe Liberta do të jetë aty.
A do t’i pëlqejë kjo Marines?