Bashkimi Demokratik për Integrim pas mbledhjes së kuvendit të degës së Tearcës mbrëmë ka marrë vendim që në këtë komunë sërish të garojë me Isen Asanin kryetarin aktual të kësaj Komune.

Ky vendim ishte edhe i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti i cili u mirëprit edhe nga kryesia e partisë, kurse lista për këshilltarët Komunalë do të publikohet ditët në vijim, thuhet në kumtesën e degës së BDI-së në Tearcë.