Media shtetërore në Iran thotë se Teherani ka zhvilluar me sukses një provë me raketë balistike me rreze të mesme veprimi. Raketa ju paraqit publikut iranian gjatë një paraqe ushtarake të premten.

Televizioni shtetëror paraqiti sot pamje nga prova me raketë, por nuk u tha qartë se kur dhe ku është kryer prova me raketën Khorramshahr.

Kjo raketë ka një rreze veprimi prej 2 mijë kilometrash dhe kapacitetin për të mbajtur disa mbushje bërthamore.

Irani është pjesë e një marrëveshjeje bërthamore me 6 fuqi botërore: Rusia, Kina, Franca, Gjermania, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, për kufizimin e programit bërthamor.