I dënuari për dhunim dhe vrasje të një vajze 7-vjeçare në Iran, është ekzekutuar në publik.

Videoja amatore e ekzekutimit të 42 vjeçarit, Esmail Jafarzadeh, është transmetuar nga televizioni shtetëror i Iranit.

Jafarzadeh është varur në sheshin kryesor, në qytetin veriperëndimor të Parsadabit, në provincën Ardebil.

Sipas raportit televiziv, “disa mijëra” persona, përfshirë edhe fëmijë, e kanë ndjekur ekzekutimin, derisa disa të tjerë edhe incizonin me telefon pamjet, përcjell REL.

Sipas Amnesty International, Irani prin në listën e vendeve që ekzekutojnë njerëz.