Divorci i saj me këngëtarin Pirro Çako, me të cilin ka dhe një djalë, Antony, padyshim ishte një prej ngjarjeve më të bujshme 9 vite më parë.

Pavarësisht se është munduar ta mbajë jetën private jashtë vëmendjes së mediave, këtë herë sopranoja Inva Mula ka rrëfyer diçka lidhur me raportin që ka aktualisht me ish-bashkëshortin e saj.

Në një intervistë për ‘Studion e Hapur’ në “News24”, Inva tha se me Pirron ka një marrëdhënie shumë normale dhe se bashkë i bashkon djali.

“Me Pirron kam një marrëdhënie shumë normale, që ndoshta për dikë nuk është normale. Është gjithmonë prezent për arsye se është babai i djalit dhe unë kam ndarë me Pirron një pjesë të madhe të jetës.

Nuk mund të them se e kam shok, pasi s’jemi më shokë. Nëse rastësisht takohemi në rrugë, dhe jemi takuar, i japim dorën njëri-tjetrit dhe e pyesim se si jemi. Ngelet diçka që i përket të kaluarës time, me respektin më të madh, pasi është babai i djalit tim”, tha Inva Mula.