Samir Handanoviç është afër vazhdimit të kontratës me Interin

Calciomercato.com ka zbuluar se portieri slloven, Samir Handanoviç, është afër vazhdimit të kontratës me Interin.

Ish-portieri i Udineses do të vazhdojë bashkëpunimin me Nerazzurrët deri në verën e vitit 2021, përcjell Express.

Interi e ka blerë sllovenin nga Udinese në vitin 2012. Ai deri më tani ka zhvilluar mbi 190 paraqitje për Nerazzurrët.