Raportohet se Inter do të tentojë të nënshkruajë me Jerome Bateng nëse mbrojtësi nuk e rifiton vendin e titullarit në skuadrën e Bayern Munich.

Sipas Tuttomercatoëeb, koordinatori teknik i Interit, Walter Sabatini do të takohet me drejtuesit e skuadrës gjermane Bayern Munich në ditët në vazhdim për të diskutuar rreth planeve për transferimin e Boateng te skuadra italiane në afatin kalimtar dimëror, transmeton Express.

Boateng, 29-vjeçar, ka qenë startues i padiskutueshëm në Bayern gjatë viteve 2011-2015, por lëndimet kanë bërë që ai të paraqitet vetëm në 32 ndeshje për Bayern në dy sezonet e fundit.