Kryeministri indian, Narendra Modi, emëroi sot një grua në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, e para në këtë post kyç ndërkohë që tensionet vazhdojnë me Kinën dhe Pakistanin.

Nirmala Sitharaman do të marrë kryesimin e Ministrisë së Mbrojtjes që ishte mbajtur për shumë muaj nga Arun Jaitley përveç postit të tij në krye të Ministrisë së Financa, ndërkohë që India është përfshirë në një mosmarrëveshje me Kinën përsa i përket rrafshnaltës së Himalajeve dhe tensionet janë ende më të larta në Kashmir, një territor i ndarë me Pakistanin.

Sitharaman ka mbajtur postin e sekretares së Shtetit për Tregtinë. Qeveria indiane numëron tashmë gjashtë gra, mes të cilave Sushma Swaraj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Komiteti i sigurisë së qeverisë, që numëron vetëm katër ministra, ka tashmë dy gra dhe këto do të vendosin në mënyrë të barabartë me burrat për çështjet e sigurisë së vendit” theksoi Sitharaman për stacionin televiziv indian News18, përcjell Atsh.

“Ky është një mesazh i mrekullueshëm për të gjithë vendin që merr Indinë për model dhe për të gjithë ata që e vëzhgojnë Indinë duke pyetur: Çfarë po ndodh me gratë në Indi?”, shtoi ajo.

Në vitet 1970 dhe 1980, Indira Gandhi, e cila ishte në atë kohë kryeministre, ka mbajtur dy herë për një kohë të shkurtër postin e ministres së Mbrotjes. Ajo u vra në vitin 1984.