Diskutimi në Këshillin e komunës së Aerodromit ka ngjarë sot në atmosferë të nxehtë. Në një moment derisa në foltore ka qenë këshilltari i LSDM-së Marko Danilloski, kolegu i tij më i vjetër nga TMRO Aleksandër Shehtanski ka tentuar fizikisht ta sulmojë.

Danilloski ka shpjeguar se në strategjinë nacionale të qeverisë nuk ka të paraparë kampe për refugjatë, por Shehtanski i cili vjen nga koalicioni VMRO-DPMNE e ka akuzuar duke i thënë se gënjen dhe se 11 mijë refugjatë për dy ditë do të hyjnë në Maqedoni.

Në një moment Shehtanski i është afruar Danilloskit, ndërsa atmosferën kanë tentuar ta qetësojnë kolegët tjerë të cilët e kanë larguar këshilltarin e TMRO-së dhe nuk lejuan të ndodhë incident.