Pas humbjes së Milanit me rezultatin 4-1 kundër Lazios, tifozët kanë sulmuar fajtorët e ndeshjes. Pas trajnerit Montella, tifozët kanë filluar të sulmojnë dhe Bonuccin, për performancën e tij, edhe pse lojtari, deri para pak ditësh ishte idhulli i ri i kuqezinjve.
Në Itali po bën xhiron e rrjetit një video, ku shfaqet Bonucci që shmanget nga Immobile, sikur të ishte një amator dhe jo blerja më e shtrenjtë e Milanit.
Tifozët italianë ironizojnë Bonuccin, duke i kujtuar se te Milani nuk ka Chiellinin dhe Barzaglin.