Dhunuesi i 27 prillit të përgjakshëm, Igor Jug, në rrjetet sociale ka kërcënuar liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski. Jug shprehet se ka vepruar në mënyrë patriotike, ndërsa për këtë nuk pranon përkrahjen nga partia dhe Gruevski. Mes tjerash Jug shton se për të ka rrahur njerëz, që ai të bëhet kryetar i VMRO-DPMNE-së, ndërsa pas këtij rasti Jug e porositi Gruevskin që për përkrahje tani të thirr Betmen dhe bandën e tij.

Igor jug vuan paraburgimin e shqiptuar prej tetë ditëve që gjykata ia shqiptoi para katër muajve në mungesë për veprën pjesëmarrje në turmë. Igor Jug, ishte pjesë e turmës që hyri me dhunë në Kuvend dhe u konfrontua fizikisht me deputetët e LSDM-së.