Zllatan Ibrahimovic do të rikthehet së shpejti në fushën e blertë. Shtatlarti suedez ka postuar një video në llogarinë e tij në facebook, ku shfaqet duke vrapuar në një pistë vrapimi.

Në sy bie diçitura që ai ka zgjedhur, teksa shkruan: “Thuaj Mourinhos që po vij”.

Ibra u dëmtua në fundin e sezonit të shkuar, ku u detyrua të kryente edhe një ndërhyrje kirugjikale në gju. Tashmë ai është drejt rikuperimit përfundimtar dhe në tetor do të jetë në fushën e blertë.