Aurela Gaçe njihet si një ndër personazhet publik që flet hapur me ndjekësit e saj dhe këtë gjë ka bërë në postimin e saj të fundit në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur ka postuar një foto, drejtuar të gjithë atyre që shqetësohen se pse ajo vendos aq shumë makijazh në fytyrë.

“Mirëmëngjesi me “ujë dhe sapun”. Për të gjithë ata që shqetësohen se pse “llangosem” aq shumë. Ore po si nuk u lodhën më këto pyetje xhanëm. Kush nuk më ka kuptuar deri tani, kurrë mos më kuptoftë. Në çdo kohë do jem kjo që jam”.

“Filtrat i ka vetë telefoni, se ndryshoj dot këtë fakt (rrofshin kush i shpiku se na fshehin lodhjen)”.

Ky ka qënë statusi i Aurelës, i cili ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente në rrjetet sociale por duket se një koment ka bërë që këngëtarja të reagojë.

“Po yll je kështu, të urrej kur bëhesh si klloun”, komenton një ndjekëse e artistes por kjo e fundit, ka reaguar duke shkruar: “Pse urren ti moj shoqe, të kam vrarë t’ëtëm apo t’ëatë? Apo e përdor fjalën urretje ashtu kot për qejf”.