Një kuzhinier britanik është vrasësi serial i cili vrau katër homoseksualë dhe drogoi dhe sulmoi seksualisht tetë të tjerë, deklaroi një gjykatë britanike.
Stephen Port, 41 vjec, i cili banonte në lindje të Londrës,i vrau dhe përdhunoi viktimat që i takoi nëpërmjet faqeve te internetit.
Një prokuror i tha jurisë se këto vrasje ishin nxitur nga një faktor kryesor: oreksi i të pandehurit për të pasur marrëdhënie seksuale me të rinj, meshkuj homoseksualë, ndërkohë që ata ishin pa ndjenja nga mbidoza.
“Ky është një njeri që është në ndjekjen e asgjëje më shumë sesa kënaqësive të tija seksuale, ka droguar në mënyra të ndryshme, ka sulmuar seksualisht dhe ka vrarë katër të rinjtë gay që i kishte ftuar në banesën e tij.”, tha Rees para jurisë.
Port gjithashtu filmoi veten duke bërë seks me meshkuj, ndërkohë që ata ishin pa ndjenja
Stephen Port akuzohet për 29 akuza, duke përfshirë katër vrasjet, shtatë përdhunime, katër sulme të pahijshme dhe eshtë pohuar se fshehurazi ka droguar 11 nga 12 viktimat e tij që ti lërë ata pa ndjenja.