Një druprerës pesëdhjetëvjeçar nga Berova sot rreth mesditës e ka humbur jetën derisa me miqtë kanë prerë dru në mal mbi fshatin Vlladimirovo të Berovës.

“Fatkeqësia ka ndodhur para orës 12, kur druri ka rënë mbi D.M. i lindur në vitin 1967, me ç’rast personi ka marrë lëndime të renda trupore dhe menjëherë me automjetin e miqve është dërguar për në Berovë, ndërsa ndërkohë është thirrur edhe ekip i Shërbimit urgjent mjekësor i cili i ka takuar në rrugë, ndërsa mjeku kujdestar gjatë kontrollit të kryer ka konstatuar vdekjen e druprerësit”, tha Gordana Panajotova, zëdhënëse e SPB Shtip.

Ajo theksoi se organet hetimore kompetente pasdite janë në vendin e ngajrjes dhe po kryejnë ekspertizë, por sipas indikacioneve fillestare, bëhet fjalë për fatkeqësi.