Hyundai ka prezantuar veturën luksoze Genesis G70, i cili në treg do t’iu kundërvihet modeleve Audi A4, BMW Seria 3 dhe Mercedes C.

Automobili ndan të njëjtën platformë mekanike me modelin Kia Stinger.

Vetura është e gjatë 4.685 mm, e gjerë 1.850 mm dhe e lartë 1.400, derisa distanca ndërmjet rrotave është 2.835 mm.

Modeli i ri do të ofrohet në versionet me motor 3.3 V6 dhe 2.0 benzinë me katër cilindra, derisa për adhuruesit e dizelit në dispozicion do të jetë edhe motori 2.2 litar me katër cilindra.

Twin-turbo V6 është marrë nga modeli Kia Stinger dhe prodhon 370 kuaj fuqi. Motori me benzinë 2.0 siguron 254 kuaj fuqi, ndërsa ai me dizel ofron 201 kuaj fuqi.

Modeli më i fuqishëm me motor V6 bart shenjën G70 Sport dhe prej 0 deri 100 km/h arrin për 4.7 sekonda.

G70 është i pajisur me sistem të asistencës, që ofron siguri më të mirë të kësaj limuzine.

Automobili është i dedikuar, para se gjithash, për tregun e Amerikës Veriore, Lindjen e Afërt dhe Rusinë.

Shitja e tij do të fillojë vitin e ardhshëm, kur edhe pritet të bëhet i ditur çmimi.