Një djalë 6-vjeçar i cili ishte humbur për tri ditë e tri net në mal, është gjetur nga ekipet e shpëtimit.

Një ekip prej dhjetëra persona kishin filluar ta kërkojnë Natik Namik oglu Aliyev, i  cili ishte larguar nga shtëpia e tij në fshatin Eski Igrik në pjesën verilindore të Azerbajxhanit dhe kishte humbur në mal, transmeton Telegrafi.

Duke u munduar të eksploroj bukuritë e natyrës, ky djalosh ishte larguar shumë nga shtëpia dhe nuk kishte ditur të kthehet në shtëpi duke u shpallur “i humbur”.

Familjarëve dhe ekipit të shpëtimit u janë dashur plotë tri ditë që gjejnë djaloshin, dhe atë me ndihmën e ushtrisë të cilët u angazhuan me kërkesë të autoriteteve lokale.

Ky djalë i ri është gjetur pavetëdije disa milje larg shtëpisë së tij, ku për tri ditë kishte qëndruar pa bukë e ujë.

Ai menjëherë u dërgua në spital për kontroll ku u konstatua se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe është liruar në shtëpi, ndërsa pamjet emocionuese të momentit kur e gjejnë në mal janë publikuar në internet.