Një tip vetëvrasje politike dhe tradhti e ka quajtur Avdullah Hoti, atë që Behgjet Pacolli me AKR-në e tij ka bërë ku ka vendosur që të ndajë rrugën nga LAA e t’i bashkohet PAN-it në formimin e Qeverisë.
“Është një tip vetëvrasje politike. Është kundër interesave të shtetit, sepse bëhet fillimisht në baza të shantazhit dhe pastaj në varësi të Beogradit”, ka thënë Hoti, në Interaktiv të KTV-së.
“Kjo njëfarë mënyrë është tradhti ndaj gjithë atyre votuesve që ia kanë dhënë votën si pjesë e koalicionit parazgjedhor me LDK-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi, për të cilën ne bëmë platformë të përbashkët”, ka thënë Hoti.
Sipas Hotit, nuk ka pasur asnjë arsye tjetër që Pacolli ka shkuar me PAN-in, për pos joshjes së tij për pushtet.
“Kjo është fatkeqësi dhe fyerje për të”, ka thënë Hoti.