Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Hazhiri, ka thënë se mandatari për formimin e qeverisë Ramush Haradinaj ketë mandat qeverisës, e sheh si vazhdimësi të mandatit të vitit 2005.
Por, ka thënë se fatkeqësisht këtë vazhdimësi nuk e ka partnerin kryesor, duke aluduar në LDK-në. Ka thënë se do ta ketë vështire, pasi është një qeverisje dhe një kabinet krejt tjetër.
Zyrtari i lartë i LDK-së, ka paralajmëruar se LDK nuk do të jetë opozitë e rehatshme siç ka qenë.
Ka thënë se nuk do ta përkrahin PAN-in në marrjen e vendimeve aty ku është PDK.