Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik – Qeveria e Republikës së Maqedonisë, të përcjell urimet tona për besimtarët myslimanë me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit.

Në prag të festës së sakrificës, përshëndes përzemërsisht myslimanët në Republikën e Maqedonisë dhe në mbarë botën.
Në frymën e virtyteve dhe idealeve madhështore të kësaj feste, uroj që kjo ditë e mbarë të reflektojë nxitje të harmonisë, solidaritetit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë midis komuniteteve në shtetin tonë.

Urime festa e Kurban Bajramit.
Mbizotëroftë paqja dhe uniteti!