Eden Hazard insiston se në Francë do të kthehej vetëm për të luajtur në Lille

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka mohuar zërat se ai pritet të kthehet në Francë, por kësaj radhe të skuadra e PSG-së.

  Belgu insiston se në Francë do të kthehej për të luajtur vetëm në Lille, pasi ajo është skuadra e tij.

“Në Francë janë disa skuadra të mëdha dhe ishte ligë atraktive edhe para gjashtë viteve”, tha Hazard për SFR Sport.

“Yje të mëdhenj janë duke shkuar në Ligue 1 dhe kjo është shumë mirë, por atje do të kthehesha vetëm për të luajtur në Lille, ajo është skuadra ime