Situatë alarmi në Teksas, pasi një shtëllungë e gjatë tymi dhe flake doli nga një fabrikë kimike në Crosby, zonë e goditur nga stuhia Harvey.

Aktualisht, autoritetet nuk kanë dhënë asnjë gjendje emergjence ose urdhër për evakuim, por ka shqetësime se reja e tymit mund të ketë përbërje toksike. Në rajonin e shkatërruar të stuhisë, ka shumë impiante kimike dhe nafte, të cilat paraqesin rrezik.

Ndërkohë Houston, një çerek milje larg nga Crosby, duket gjithnjë e më shumë si një qytet fantazmë. Kryebashkiaku shpjegon se në dy zona, lindje dhe perëndim të qytetit, “problemet e përmbytjeve janë të mëdha” dhe ekipet emergjente vazhdojnë të shpëtojnë njerëzit.

Pas furisë së uraganit Harvey në qytetet e Teksasit dielli është kthyer, por shkatërrimi është prezent me rrugë të boshatisura, sheshe të përmbytur, mbeturina të grumbulluara jashtë shtëpive.

Presidenti Donald Trump ka ftuar popullin amerikan në një ditë lutje në nder të viktimave të dielën.

Në Teksas dhe Luiziana, ujërat janë tërhequr në disa zona të prekura nga stuhia, ndërsa disa zona janë të përmbytura. Numri i të vdekurve ka shkuar në 47, 72,000 njerëz janë shpëtuar, 136,000 struktura janë përmbytur dhe dëmi arrin në mbi 100 miliardë dollarë. Kërkimet derë më derë vazhdojnë për të identifikuar ata që mungojnë.

Në Beaumont, rreth 140 kilometra nga Hjustoni, 14 foshnje të porsalindura u evakuuan me një helikopter nga një spital që nu kishte ujë të pijshëm.

“FEMA po pëpiqet të sjellë ujë në shishe, por ka shumë pengesa, Beaumont është si një ishull, të gjitha rrugët kryesore janë të përmbytur”, thotë Debbie Elliot, i cili doli të dielën në qytet për të ndihmuar.

Në Port Arthur përmbytjet ishin aq të mëdha sa uji ka pushtuar edhe një prej strehimoreve të ngritura për të zhvendosurit. Edhe kryetari i komunës Derrick Freeman ka postuar një video që tregon shtëpia e tij është përmbytur.

Po për Shtetet e Bashkuara nuk ka qetësi. Tashmë duhet të mendojnë dhe për një kërcënim të ri, Uragani Irma që vjen në afërsi të Karaibeve që paralajmëron përmbytje të reja, këtë herë në bregun lindor.