Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka deklaruar se Ramush Haradinaj si kryeministër i vendit nuk do të mund të kushtëzohet nga asnjë grup politik, qoftë ai shqiptar apo serb.

Nitaj ka thënë për “Epoka e re” se Haradinaj nuk bëhet kryeministër i Kosovës për t’u kushtëzuar.

Sipas tij, Haradinaj deri më tani ka dhënë plot dëshmi se nuk është politikan konformist, apo politikan që shantazhohet.

Nitaj ka deklaruar se secili ministër që nuk tregon performancë të mirë apo bën diçka në kundërshtim me ligjin do të largohet nga qeveria.

Ai ka theksuar se Haradinaj ka pasur takim me përfaqësues të Listës Serbe dhe, sipas tij, krijimi i institucioneve është çështje ditësh.